Gjermania U21 siguron finalen e Kampionatit Evropian

Kombëtarja U21 e Gjermanisë ka siguruar finalen e Kampionatit Evropian.

Sport

27/06/2017 20:50

Talentët gjerman në gjysmëfinale kanë arritur të mposhtin U21 e Anglisë pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 2:2, rezultati i pandryshuar mbeti edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Pas ekzekutimit të penalltive, ishte Kombëtarja e Gjermanisë që arriti të siguroi finalen.

Në finale Gjermania do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Italisë dhe Spanjës./Lajmi.net/