Gjermania tërheq nga tregu çokollatat Mars dhe Snickers

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave Mars dhe Snickers e edhe disa produkte tjera në Gjermani të martën pasi në një prej produkteve të saja janë gjetur copëza plastike.

Bota

23/02/2016 15:54

“Dëshirojmë që konsumatorët që i kanë blerë ato produkte të afektuara të mos i konsumojnë”, ka thënë kompania “Mars” në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e saj në Gjermani, raporton Reuters.

Më tej thuhet se kompania ka tërhequr të gjitha produktet Mars dhe Snickers, Milky Way Minis dhe Miniatures e edhe disa lloje të caktuara kutive të ëmbëlsirave me datat e skadencës nga 19 qershori, 2016 deri më 8 janar, 2017.

Megjithatë, nuk ka përmendur sasinë totale të produkteve të prekura e as ndikimin financiar që do të ketë tërheqja e tyre nga tregu.