Gjermania shteti më pozitiv, Irani më negativi

Gjermania u radhit në krye të listës me 59 për qind ë të anketuarve që e mendonin se ky shtet ndikon pozitivisht. Irani edhe një herë u radhit si vendi më negativ. Votimi tregon se imazhi i vendit më popullor europian është përmirësuar ndjeshëm në vitin 2013.

Bota

01/03/2014 22:25

Gjermania është vendi i cili është parë si shteti më pozitiv në botë në ranglistën e këtij viti nga Shërbimi Botëror I BBC’së.

Më shumë se 26 mijë njerëz nga shumë vende janë pyetur në këtë votim.

Nga ta është kërkuar që t’i radhisin 16 vende dhe Bashkimin Europian nëse ndikimi I tyre në botë ishte “kryesisht pozitiv” apo “kryesisht negativ”.

Gjermania u radhit në krye të listës me 59 për qind ë të anketuarve që e mendonin se ky shtet ndikon pozitivisht. Irani edhe një herë u radhit si vendi më negativ.

Votimi tregon se imazhi i vendit më popullor europian ëshët përmirësuar ndjeshëm në vitin 2013.

Votimi për BBC u bë nga GlobeScan dhe PIPA, të cilët bënë telefonata me njerëz të zgjedhur në mënyrë rastësore në 25 vende.

Nga këto vende, 22 janë pyetur për herë të dytë me radhë.

Vitin e kaluar vendin e parë e kishte Japonia, por sivjet ajo ran ë vendin e katërt. Vitin e kaluar Japonia kishte 58 për qind ndërsa sivjet ra në 51.