Gjermania në zi, flamujt në gjysmë shtize

Në Gjermani nga sot e deri më 27 mars, në shenjë zie për vdekjen e 150 njerëzve në aeroplanin e kompanisë “Germanwings” flamujt do të jenë në gjysmë shtizë.

Bota

25/03/2015 17:25

Me rastin e aksidentit të aeroplanit, qeveria e Westfalisë veriore, nga janë 16 gjimnazistët e vdekur, për nesër ka paraparë një minutë heshtje në të gjitha institucionet dhe shkollat publike. Minuta e heshtjes do të fillojë në orën 10 e 53 minuta, pikërisht në kohën kur aeroplani ka humbur kontaktin dhe është rrëzuar.

Fotoja e disa gjimnazistëve gjermanë që vdiqën në aksidentin ajror në Alpet franceze

Fotoja e gjimnazistëve gjermanë që vdiqën në aksidentin ajror në Alpet franceze

Sipas gazetës “Bild”, Gjermania herën e fundit pësoi një tragjedi të tillë në vitin 1998, kur në një aksident hekurudhor vdiqën 101 njerëz.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Spanjës Mariano Rahoy dhe presidenti francez, Françoise Hollande, kanë shkuar sot jo fort larg vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Liderët e tri shteteve janë informuar për hetimet, ndërsa do të takohen edhe me familjarët e viktimave të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes./KosovaPress/