Gjermania, në opsion të Wengerit

Arsene Wenger ka zbuluar në të ardhmen mund të punojë në futbollin gjerman. Trajneri i Arsenalit thotë se ka kulturë gjermane dhe se mund ta marrë ndonjë klub nga Bundesliga, nëse largohet nga Topçinjtë.

Sport

07/05/2014 15:33

Arsene Wenger insiston se kurrë nuk do ta drejtojë një klub tjetër anglez, por do ta konsideronte një punë të mundshme në Gjermani, nëse e lë Arsenalin.

Wengerit i skadon kontrata me klubin nga Emirates Stadium këtë verë dhe nuk e ka vazhduar ende atë, përkundër faktit se mund ta vazhdojë atë edhe për dy vjet, siç ishte arritur marrëveshja në tetor të vitit të kaluar.

“Nëse do të duhej të shkoj diku tjetër, atëherë mendoj se do të ishte në një vend tjetër, sepse jam aq i lidhur me Arsenalin, sa që nuk do të mund ta drejtoja një klub tjetër në Angli”, deklaroi 64 vjeçari për BeIN Sports.

Ai është i lindur nga prindër franko-gjermanë dhe shpesh ka shkuar për të përcjellë ndeshje në Gjermani, kur ishtë fëmijë.

“Gjermania është opsion, sepse jam me kulturë gjermane paksa dhe është vendi ku nuk kam punuar kurrë dhe jam mjaft i afërt me këtë vend”, vazhdoi Wenger.