Gjermania mbështet Kosovën në shumë fusha

Qeveria gjermane do të mbështes projekte të reja në fushën e energjisë, ujërave dhe mbështetjes së rinisë,reformat në financat publike, si dhe në sistemin e drejtësisë dhe arsimit.

Lajme

26/03/2014 21:25

Gjermania , do vazhdoj ta mbështes zhvillimin e shtetit të Kosovës, në fusha të ndryshme, si  në atë të energjisë, ujërave dhe mbështetjes së rinisë,reformat në financat publike, si dhe në sistemin e drejtësisë dhe arsimit.

Në një njoftim për media nga ambasada gjermane në Prishtinë, thuhet se gjatë konsultimeve ndërqeveritare gjermano-kosovare mbi bashkëpunimin zhvillimor politik, të cilat u mbajtën të martën në Prishtinë qeveria gjermane u zotua për mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit më të ri në Evropë, në mënyrë për të përmirësuar kushtet e jetës dhe për të përparuar në afrimin me BE-në.

Delegacionet e të dyja vendeve janë pajtuar për të forcuar bashkëpunimin në fushat e nxitjes së punësimit të të rinjve, sundimit të ligjit, arsimit, si dhe energjisë dhe asgjësimin të ujërave të zeza.

Në sektorin e energjisë Gjermania planifikon mbështetjen e qeverisë kosovare me mjete shtesë për ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të transmisionit të rrymës, ashtu që popullata të mund të përfitojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe që njëkohësisht të jepet edhe një kontribut në integrimin e tregut kosovarë tregun evropian të energjisë. Mjetet për ndërtimin e një impjanti për trajtimin e ujërave do të shtohen.

Arsimi luan një rol kyç në zhvillimin social dhe ekonomik. Për këtë arsye është paraparë që në kuadërtë një faze të re të projektit të mbështeten me mjete shtesë planet aktuale në fushën e arsimit themelor.

Nëpërmjet bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e financave publike është paraparë përmirësimi i sundimi të ligjit.

Në këtë kuadër do të mbështeten institucionet kosovare me qëllim që në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet evropiane të ketë një angazhim në të mirë të popullatës. Gjermania është një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në Kosovë, që nga fillimi i bashkëpunimit, në vitin 1999 qeveria gjermane ka investuar rreth 420 milionë euro në kuadër të angazhimit të suksesshëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.