Gjermania kushte jo vetëm për Shqipërinë, reforma në drejtësi vlen edhe për Shkupin

Diskutohet shumë që çelja e negociatave për Shqipërinë të vijë me kushte, por nga një masë e tillë nuk është përjashtuar as Maqedonia.

Lajme

26/06/2018 14:07

Berlini zyrtar është treguar pozitiv për të dy vendet. Megjithatë Bundestag i ka disa kërkesa edhe për Shkupin.

E para prej tyre është progresi i rëndësishëm në rivendosjen e Pavarësisë se gjyqësorit. Theksi tek reformimi i drejtësisë nuk vendoset vetëm për Shqipërinë.

Me rëndësi konsiderohen dhe përpjekjet e mëtejshme në reformën e administratës publike, duke sjellë si shembull politikën e personelit, kërkohet:

1- Prioritet për luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë zyrtarët e lartë dhe politikanët, përmes rritjes strukturore dhe efikasitetit. Kjo përfshin mbajtjen e një database të rregullt rekordesh;

2. Duhet siguruar që korniza e negociatave të jetë e tillë që të garantojë një vazhdimësi të qëndrueshme të kursit të reformës dhe, në veçanti, zbatimin e reformave të miratuara tashmë nga Maqedonia. Hapja dhe mbyllja e kapitujve individualë duhet të bazohet në kritere të qarta;

3. Të bëhet e qartë se Maqedonia duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme shtesë për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në fusha si:
– Sundimi i ligjit, lufta krimit të organizuar, duke përfshirë krijimin e një regjistri të solid rekordet për pastrimin e parave dhe krimin financiar, forcimi i institucioneve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ne fund, mekanizmi monitorues: duhet të sigurohet që Komisioni dhe Shërbimi Evropian i Shërbimit të Jashtëm të informohen rregullisht mbi avancimin e negociatave të pranimit, veçanërisht në këto fusha kyçe.