Gjermania kthen afër 400 shqiptarë deri në fund të kësaj jave

Ambasada gjermane në Tiranë bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania 75 persona, ndërsa mësohet se deri në datën 9 tetor numri i të kthyerve do të jetë 395 persona.

Lajme

06/10/2015 14:25

Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane, sot në orën 14:35 do të rikthehen rreth 75 persona, ndërsa nesër në datën 07:10 do të rikthehen rreth 140 persona.

Kurse deri me datën 8 tetor ora 13:45 do të rikthehen 80 persona dhe në datën 9 tetor ora 13:40 do të rikthehen 100 persona, transmeton ATSH-ja.