Gjermania kritikon Erdoganin: Rri jashtë, ne nuk jemi budallenj

Berlini zyrtar ka kritikuar ashpër presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Bota

19/03/2017 20:29

Berlini vlerëson se Erdogan ka shkuar shumë larg kur akuzoi kancelaren gjermane, Angela Merkel për aplikimin e ‘praktikave naziste’, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi tolerant por jo budallenj. Ai ka tejkaluar çdo limit”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Komentet e Erdoganit drejtuar Gjermanisë si naziste, ai i ka quajtur shokuese.

Presidenti turk, sot akuzoi Angela Merkel se po përdor ‘masa naziste’.

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë në kohët e fundit nuk janë të mira për shkak se Gjermania ka ndaluar mbajtjen e takimeve politike të ministrave turq në vend, me rastin e referendumit të ardhshëm mbi ndryshimet kushtetuese./Lajmi.net/