Gjermania kërkon traktat paqeje Kosovë-Serbi

Gjermania i ka bërë thirrje Serbisë, që ta respektojë marrëveshjen e Brukselit. Po ashtu Serbisë i është kërkuar të nënshkruajë një traktat paqeje me Serbinë.

Lajme

10/07/2014 14:35

Gjermania nuk e ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimet dhe kërkesat e saja për Serbinë, karshi shtetit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Aleksander Seniq nga Partia e Re Demokratike e Boris Tadicit, pas takimit me delegacionin e deputetëve gjermanë i udhëhequr nga Anderesa Schokenhof.

Aleksander Seniq tha se kanë marrë porosinë nga delegacioni i deputetëve gjermanë, të udhëhequr nga Anderesa Schokenhof se Gjermania kërkon implementimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit, dhe  Serbia  duhet të nënshkruajë edhe një marrëveshje përkatësisht të një traktati për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën.

Deputetët gjermanë kanë përcjellë në Beograd edhe porosinë e ministrit të jashtëm gjerman Shtajnmajer se Gjermania nuk do të zvogëlojë në as një rast numrin e shtatë kushteve të vendosura për Serbinë për sa i takon Kosovës.