Gjermania ka një lajm të keq për Mustafin

Shkodran Mustafi nuk është ftuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Sport

16/03/2018 14:15

Joachim Low, nuk e ka ftuar mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, për miqësoret e marsit kundër Spanjës (23 mars) dhe Brazilit (27 mars).

Pavarësisht se Mustafi është titullar te “Topçinjtë”, nuk e ka bindur Lowin për t’u ftuar në Kombëtare.

Para shqiptarit janë ftuar: Matthias Ginter i Borussia Mönchengladbach dhe 26 vjeçari i Hertha Berlindit, Marvin Plattenhardt.