Gjermania ka ndarë 6 miliardë euro për refugjatët

Koalicioni qeveritar në Gjermani, ka rënë dakord që të shpenzojë 6 miliardë euro, në mbështetje të numrit rekord të emigrantëve që erdhën në këtë shtet para 2 ditësh, raporton BBC

Bota

07/09/2015 09:10

Kritikët në Gjermani e kanë kritikuar kancelarin Angela Merkel për shkak se sipas tyre ajo ka krijuar një precedent të rrezikshëm duke i hapur kufijtë e shtetit.

Rreth 18,000 emigrantë kanë arritur gjatë vikendit në Gjermani, pas një marrëveshjeje me Austrinë dhe Hungarinë që të lejohet kalimi i tyre.

Por kancelari austriak Werner Faymann, ka thënë se masat emergjente duhet të merren menjëherë.

Pas një bisede me kancelarin Angela Merkel dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, ai ka thënë se do të procedojnë hap pas hapi drejt normalitetit.

Më parë Hungaria e kishte bllokuar rrugën e emigrantëve që po udhëtonin drejt Europës Perëndimore, por më pas i ka hapur kufijtë dhe i ka lejuar ata të kalojnë në Austri.