Gjermania ka 13 mijë vende pune për punëtorë nga Kosova dhe Shqipëria – Lajmi.net
Gjermania ka 13 mijë vende pune për punëtorë nga Kosova dhe Shqipëria
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeNacionale 11:04, 7 August 2018
Qindra, mijëra punëtorë nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë futur në skemën e shtetit të Gjermanisë për tu punësuar në disa spitaleve dhe shtëpitë e të moshuarve.

Berlini zyrtar ka njoftuar se kjo iniciative për vende të lira pune është bërë me arsyetimin se mungon fuqia punëtore që përkujdesen për të moshuarit. Sipas tyre, ky problem nuk mund të zgjidhet thjesht vetëm me para.

Ministri Federal i Shëndetësisë në Berlin, Jens Spahn (CDU), i cili tashmë ka hapur 13000 vende të lira, përmes kabinetit të tij thotë se asnjë shtëpi e të moshuarve në Gjermani nuk mund te funksionoj më pa ndihmën e fuqisë punëtore të huaj, shkruan Indeksonline

Ai ka propozuar, transmeton Süddeutsche Zeitung, të marr këtë fuqi punëtorë nga jashtë Gjermanisë.

Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy vendet të cilat shteti gjerman ka vënë në rend të parë për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO