Gjermania fiton me golin e Gotzes

Gjermania mposhti Kilin në ndeshje miqësore me rezultat minimal 1:0, falë golit nga ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze. Skuadra e selektorit Joachim Low mundi një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm që së fundmi ka treguar fuqinë e tij duke mposhtur edhe Anglinë në Wembley. Mirëpo, ata nuk arritën të ndalin Gjermaninë e fuqishme, që megjithatë…

Sport

05/03/2014 21:41

Gjermania mposhti Kilin në ndeshje miqësore me rezultat minimal 1:0, falë golit nga ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze.

Skuadra e selektorit Joachim Low mundi një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm që së fundmi ka treguar fuqinë e tij duke mposhtur edhe Anglinë në Wembley.

Mirëpo, ata nuk arritën të ndalin Gjermaninë e fuqishme, që megjithatë nuk i mundi me rezultat të thellë. Goli i Gotzes nga afërsia në minutën e 16’të ishte ai që e përcaktoi fituesin e ballafaqimit.

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, që u ftua për herë të parë në ekipin senior, ishte rezervist por nuk u aktivizua në lojë nga Loëw.