Gjermania favorizon Bayernin

Futbollistët e Bayern Munichut favorizohen në ekipin e Gjermanisë, ka thënë qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels. 25-vjeçari, i cili është një prej anëtarëve të rregullt në skuadrën e selektorit Joachim Low, beson se gjiganti nga Allianz Arena ka avantazh të madh sa i përket përfshirjes në ‘Die Mannschaft’. “Besoj se, në parim, është shumë…

Sport

02/02/2014 15:02

Futbollistët e Bayern Munichut favorizohen në ekipin e Gjermanisë, ka thënë qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

25-vjeçari, i cili është një prej anëtarëve të rregullt në skuadrën e selektorit Joachim Low, beson se gjiganti nga Allianz Arena ka avantazh të madh sa i përket përfshirjes në ‘Die Mannschaft’.

“Besoj se, në parim, është shumë më lehtë të inkuadroheni në ekipin Kombëtar nëse luani mirë në Bayern, për dallim nga paraqitja e mirë në ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi Hummels për Welt am Sonntag.

“Nëse dikush paraqitet mirë në pesë ndeshje me radhë për Bayernin, flitet më tepër për inkuadrim në ekipin Kombëtar, se nëse luani pesë ndeshje mirë për Dortmuntin, Wolfsburgun ose Bayer Leverkusenin”, u shpreh ai.