Gjermania favorite për të fituar Kupën e Botës, ja renditja e përgjithshme

Sipas ‘The Guardian’, shtatë muaj para fillimit të botërorit, Gjermania mbetet kombëtarja favorite për të triumfuar, kombëtare e cila mbron titullin e botës së fituar në Brazil në vitin 2014.

Sport

16/11/2017 21:16

Tashmë janë mësuar 32 kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

Është Kombëtarja e Perusë, që së fundi ka siguruar një vend që dërgon në Rusi vitin e ardhshëm, në garën e lavdisë, në garën kryesor të futbollit në vitin 2018.

‘The Guardian’ sot ka renditur kombëtaret favorite për të fituar në Kampionatin Botëror në Rusi.

Sipas ‘The Guardian’, shtatë muaj para fillimit të botërorit, Gjermania mbetet kombëtarja favorite për të triumfuar, kombëtare e cila mbron titullin e botës së fituar në Brazil në vitin 2014.

Pas Gjermanisë, në vendin e dytë renditet Brazili, i pasuar nga Spanja, Franca, Belgjika, Portugalia, dhe surpriza është Nigeria, që renditet në vendin e shtatë, para Polonisë, Argjentinës dhe Uruguait, që mbyllin top 10.

Kroacia është renditur në vendin e 13-të, duke lënë pas Anglinë që zë vendin e 14, dhe Zvicra shumë poshtë, në vendin e 22./Lajmi.net/