Gjermania e Turqia e paralajmëruan Trumpin për Jerusalemin – Lajmi.net
Gjermania e Turqia e paralajmëruan Trumpin për Jerusalemin
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:39, 6 December 2017
​Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se tashmë ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit.

Megjithatë, një vendim të tillë nuk e përshëndetën disa vende të tjera të fuqishme të botës, pasi rreth këtij vendimi udhëheqësit e paralajmëruarn Trump se mund të shkëpusnin lidhjet e bashkëpunimit.

Ishte vet Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte një “vijë të kuqe” për myslimanët.

Shqetësuese e shohën këtë vendim edhe zyrtarë nga Gjermania, ndërsa thonë se nga ky vendim i Presidentit Trump, në Lindjen e Mesme mund të ndodhë një shpërthim i konfliktit, njofton Klan Kosova.

Ministria e Jashtme në Berlin, në fakt, ka këshilluar qytetarët gjermanë që kanë për qëllim të vizitojnë Izraelin dhe territoret palestineze:

”Prej 6 dhjetorit 2017, demonstratat  janë të mundshme në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Nuk mund të përjashtohen  as konfliktet e dhunshme”.
Me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit,  SHBA është e para që bën një vendim të tillë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.

Fjalët kyçe: Gjermania, Jerusalem, SHBA, Turqia

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels