Gjermania e bleu Botërorin 2006

E përditshmja gjermane “Zeit Online” ka shkruar se Gjermania e ‘bleu’ të drejtën e nikoqirit për Kampionatin botëror 2006.

Sport

05/06/2015 12:14

Skandali në FIFA sa vjen e thellohet.

Pas arrestimeve të realizuara nga FBI në selinë e FIFA-së në javën e kaluar, tashmë janë publikuar njoftime të reja të korrupsionit në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit.

E përditshmja gjermane “Zeit Online” ka shkruar se Gjermania e ‘bleu’ të drejtën e nikoqirit për Kampionatin botëror 2006, duke dhuruar armë në Arabinë Saudite, për të siguruar votën e tyre.

“Zeit” po ashtu thekson se shkëmbimi u realizua me sukses, dhe Gjermania u përzgjodh si nikoqire e garës.