Gjermania dyfishon eksportin e armëve në vitin 2015

Eksportet e armëve të Gjermanisë janë dyfishuar vitin e kaluar duke arritur një vlerë prej tetë miliarëd eurosh, sipas shifrave të komunikuara sot nga qeveria.

Bota

19/02/2016 16:14

“Ka zona të errëta”, deklaroi në një konferencë për shtyp në Berlin ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ndërkohë që prezantonte shifrat.

Këto të dhëna paraqesin rast pas rasti miratimet e dhëna për eksportimet e industrisë së mbrojtjes.

Me ardhjen e tij në funksion në vitin 2013 Gabriel kishte deklaruar se “kërkonte t’i jepte fund praktikave sipas tij shum të buta, që sillnin eksportime drejt regjimeve autoritare”.

“Rritja e eksporteve për vitin 2015, tetë miliardë euro kundrejt 4 miliardë një vit më par, vjen për shkak të faturave të jashtëzakonshme”, shpjegon ministri.

“Mes këtyre faturave është një kontratë gjigante për avionë furnizues me Britaninë e Madhe dhe një livrim predhash me Korenë e Jugut, që të dyja këto operacione me vende aleate, që nuk kanë asgjë për t’u kritikuar”, sipas Gabrielit.

Shuma totale është rritur gjithashtu edhe nga një livrim prej 1,6 miliardë euro tankesh të tipit Leopard tek Katari, të miratuar në vitin 2013 nga qeveria e mëparshme.