“Gjermania dominon eksportet edhe për vitin 2018”

Instituti për Kërkime Ekonomike me bazë në Mynih, IFO vlerësoi se gjermania do të mbetet për të tretin vit radhazi si vendi me të ardhura më të larta nga eksportet.

Bota

20/08/2018 13:28

Ky institut mat rrjedhën e mallrave, shërbimeve dhe investimeve dhe ka parashikuar që këto të ardhura nga eksporti, për Gjermaninë të shkojnë në rreth 299 miliardë dollarë.

Edhe këtë herë, Japonia do të mbetet në vendin e dytë, por gjithsesi shumë larg Gjermanisë, me rreth 200 miliardë dollarë të ardhura nga eksportet.

Ky vlerësim pritet të rindezë edhe njëherë kritikat për politikat ekonomike dhe fiskale, të kancelares Angela Merkel dhe qeverisë së saj.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian për vite i kanë kërkuar Gjermanisë të bëjë më shumë për të rritur kërkesën e brendshme dhe importet, si një mënyrë për të stimuluar rritjen dhe zvogëluar pabarazitë ekonomike globale.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, që nga zgjedhja e tij në këtë post, ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme fuqinë e madhe eksportuese të Gjermanisë.