Gjermania do luftimin e krimit në Kosovë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti ambasadorin e Gjermanis[ në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutoi për Raportin e vendit të Komisionit Evropian, procesin integrues, të arriturat dhe sfidat e këtij procesil

Lajme

24/04/2018 19:24

Ajo theksoi se raporti për vendin është objektiv dhe udhëzues.

“Njohja e të arriturave në raport, nuk na bëjnë të ndalemi. Kemi vërejtjet brenda raporti që së shpejti me kryeministrin do t’i adresojmë. Nga kjo përgjegjësi e procesit nuk përjashtohet askush, as institucionet ekzekutive, ligjvënësit, gjyqësori, OJQ-të dhe mediat por edhe opinionbërësit. Po ashtu, kemi nevojë për mbështetjen e miqve tanë që liberalizimi i vizave të arrihet sa më shpejt. Detyrat tjera nga raporti, janë prioritet yni si MSA-ja, Reforma e Agjendës Evropiane dhe reformat ekonomike”, theksoi Hoxha, bën të ditur një njoftim nga MIE.

Ambasadori Heldt, theksoi se Gjermania me vëmendje po përcjell zhvillimet në Kosovë, duke ofruar mbështetje të fuqishme në procesin integrues dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Sektorët e veçantë, të cekur në raport, theksoi Ambasadori Heldt, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të jetë i vazhdueshëm, po ashtu, kjo do të arrihet nëpërmjet reformave të cilat përshpejtojnë procesin integrues të Kosovës, duke i zbatuar ato me vendosmëri.