Gjermani: Sulmon këmbësorët me veturë, plagosen tre persona

Tre persona janë lënduar në qytetin gjerman të Heidelberg, pasi një njeri e ka drejtuar makinën në zonën për këmbësorë.

Bota

25/02/2017 19:18

Sulmuesi i cili besohet se ka qenë i armatosur me thikë, u qëllua dhe u plagos nga policia, shkruan BBC.

Motivet e rastit janë ende të paqarta, por nuk dyshohet se ka qenë sulm terrorist kanë bërë të ditur nga policia, transmeton lajmi.net.

Rast i ngjashëm në Gjermani ka ndodhur në dhjetor, kur një sulmues me kamion kishte hyrë në një treg gjatë kohës së krishtlindjeve. /Lajmi.net/