Gjermani, shkolla refuzon regjistrimin e djalit të një deputeti

Shkolla gjermane ”Waldorf” ka refuzuar regjistrimin e djalit të një deputeti ultra të djathtë të partisë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) , raporton gazeta ”Berliner Zeitung”, çka ka ngjallur polemika, përfshirë edhe administratën e qytetit.

Bota

23/12/2018 21:50

Senatorja vendase Sandra Scheeres e sheh këtë çështje në një mënyrë shumë kritike, pasi një shkollë nuk duhet të vendosë për pranimin e një fëmije, bazuar në orientimin politik të prindërve.

Nxënësi në fjalë tashmë është i regjistruar në kopshtin e fëmijëve ”Waldorf”, së bashku me vëllain e tij, por atij i ishte mohuar pranimi në shkollën fillore në të ardhmen, përcjell Atsh.

Shkolla ”Waldorf” bazohet në linjën pedagogjike të zhvilluar nga Rudolf Steiner në fillim të shekullit XX dhe ndjek parimin filozofik të antropozofikës, thënë ndryshe studimi i natyrës shpirtërore të njeriut në mënyrë shkencore.