Gjermani: Një i vdekur nga një sulm me thikë në Dusseldorf

Një tjetër incident që dyshohet se ka lidhje me ekstremizmin islamik ka ndodhur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Bota

18/08/2017 18:19

Raportohet se një person ka sulmuar me thikë disa klientë të një supermarketi në Wuppertal, duke vrarë në vend një person dhe duke lënduar disa të tjerë.

Bëhet e ditur se sulmuesi ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe tashmë policia ka bllokuar tërë qytetin për ta kërkuar kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në ditën kur një sulm i ngjashëm ndodhi në Finlandë, dhe një ditë pasi Barcelona e Spanjës u godit nga disa sulme që u morën jetën 14 personave.