Gjermani: Kosovari dënohet me 4.5 vjet burg për 8 vjedhje

Një gjykatë në Ludwigsburg të Gjermanisë, ka dënuar një kosovar me 4 vjet e gjysmë burg, duke e shpallur fajtor për tetë vjedhje, prej dhjetë sa pretendonte prokuroria. 

Lajme

29/11/2014 17:08

Burri 40-vjeçar pasi të vuaj gjysmën e dënimit në Gjermani, mund të depërtohet për në Kosovë, ku do ta kalojë pjesën tjetër të burgut, transmeton lajmi.net.

Ai është shpallur fajtor për thyerjen e tetë apartamenteve në mes të muajve janar dhe gusht të vitit 2013, ku kishte vjedhur stoli, ora, monedha, laptopë e gjësende të tjera, në vlerë rreth 45 mijë euro.

Në dy nga dhjetë rastet për të cilat e akuzonte prokuroria, gjykata nuk ka mundur të gjejë prova. (lajmi.net)