Gjermani 0-1 Meksikë, ja kush është shpallur lojtari i ndeshjes

Hirving Lozano është shpallur lojtari i ndeshjes Gjermani – Meksikë.

Sport

17/06/2018 19:16

Kampionët e Botës u befasuan në Moskë duke e nisur me humbje mbrojtjen e titullit, ku u mposhtën nga Meksika me rezultat 0-1.

Ishte Hirvin Lozano që shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshje, dhe të fitores historike për Meksikën.

Ky gol ka bërë që Lozano të shpallet edhe lojtari i ndeshjes./Lajmi.net/