Gjermanët mirëpresin piktoren shqiptare (Foto)

Edlira Harapi, piktorja e talentuar Shqiptare, e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Bocholt në Gjermani ka realizuar ekspozitën e saj të parë jashtë vendlindjes.

ShowBiz

05/02/2018 14:09

 

Pas disa ekspozitash në Tiranë, piktorja ka zgjedhur të prezantojë punimet e saj për publikun Gjerman.   Të pranishëm në ekspozitë ishin qytetarë dhe artdashës gjerman, të cilët panë nga afër punimet e piktores së talentuar, e cila shquhet për stilin e saj të veçantë. Punimet u ekspozuan në një galeri të njohur në Bocholt nën titullin “Art Exhibition 2018”.

Edlira është e njohur për pikturat e saj në stil konceptual, ku mbizotërojnë ngjyrat e tokës, dhe shpesh herë ka paraqitur realitetin Shqiptar, dhe gjendjen shpirtërore të njeriut. “Artisti nuk mund ta parafytyroj artin e tij. Ai nuk mund ta perceptojë atë përderisa ai nuk është plotësuar. Plotësimi luan rol të madh ndaj perceptimit, sepse nëse nuk plotësohet nuk mund të perceptohet esenca” shprehet Edlira.

Përveç talentit në pikturë ajo i ka shoqëruar të pranishmit dhe me tingujt muzikorë. Pjesë e ekspozitës ishte edhe piktoria e talentuar Anila Hetoja, e cila ka sjellë disa punime të saja  me tematike “Tradita Shqiptare”. Kjo ekpozitë u kurua nga artisti Gjerman Marco Büning.  Në disa qytete të Gjermanisë pritet që piktoria shqiptare Edlira Harapi të zhvillojë disa ekspozita përgjatë vitit 2018, ku janë ofruar disa galeri të njohura Gjermane për artisten shqiptare./Lajmi.net/

edlira-dhe-anila edlira-harapi pikture-1 pikture-2 pikture-3 pikture-4