Gjergjaj u mposht nga Haye, ka një mesazh për ata që e kritikuan

Arnold Gjergjaj ka publikuar një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan pas humbjes së tij nga David Haye.

Sport

27/05/2016 09:49

Arnold Gjergjaj u mposht nga David Haye duke u nokautuar në raundin e dytë.

Mirëpo, boksieri kosovar duket i vendosur për të vazhduar përpara.

Ai madje ka publikuar një mesazh për të gjitha ata që e kritikuan pas disfatës nga Haye, përcjell “Lajmi.net”.

“Kush lufton mund të humbas. Ai që nuk lufton tashmë ka humbur”, ka shkruar Gjergjaj në Facebook.