Gjergjaj e nokautoi argjentinasin Zarate

Arnold Gjergjaj vazhdon të jetë i pamëshirshëm për kundërshtarët. Boksieri kosovar e ka regjistruar fitoren e radhës mbrëmë në Basel të Zvicrës, përkatësisht në Grand Casino, duke e nokautuar argjentinasin Emilio Ezequiel Zarate. Boksieri gjakovar e nokautoi kundërshtarin në rundin e shtatë dhe me këtë rast e realizoi fitoren e 24’t në kategorinë e rëndë…

Sport

16/03/2014 11:30

Arnold Gjergjaj vazhdon të jetë i pamëshirshëm për kundërshtarët.

Boksieri kosovar e ka regjistruar fitoren e radhës mbrëmë në Basel të Zvicrës, përkatësisht në Grand Casino, duke e nokautuar argjentinasin Emilio Ezequiel Zarate.

Boksieri gjakovar e nokautoi kundërshtarin në rundin e shtatë dhe me këtë rast e realizoi fitoren e 24’t në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, respektivisht të 18’it me nokaut.

“Një falënderim familjes, shokëve dhe sponsoruesve për mbështetje, dhe TEAM COBRA!”, ka shkruar ‘The Cobra’ në rrjetin social, Facebook.

Nga ana tjetër, për Zaraten, kjo ishte humbja e 13’të në karrierë, ndërsa ka edhe 18 fitore e 3 barazime.

Interesimi për ta përcjellë duelin e Gjergjajt nga bashkatdhetarët ishte i madh dhe ata kishin udhëtuar nga qytetet tjera të Zvicrës, Gjermania, Franca e Italia, për ta mbështetur boksierin kosovar, i cili konsiderohet si më i miri në vendin helvetik.