Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht emërohet ambasador në Maqedoni

Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht është emëruar si ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Lajme

06/08/2018 16:17

Lajmin për emërimin e tij si ambasador e ka bërë të ditur vet Dedaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar dekretin e emërtimit të tij dhe ka falënderuar Presidentin Thaçi për besimin dhe dekretimin e tij në pozitën e ambasadorit.

“Falenderoj Presidentin e Republikes se Kosoves, HT Hashim Thaqi, per besimin dhe dekretimin tim, per Ambasador/Shef i Misonit Diplomatik, te Republikes se Kosoves, ne Republiken e Maqedonise !”, ka shkruar Dedaj.

No automatic alt text available.