Gjërat që nuk duhet t’i bësh kur je i hidhëruar me partnerin

Të kesh një argument të nxehtë me partnerin jo vetëm që do të ju vë në një humor të keq, por gjithashtu mund të pengojë aftësinë tuaj për të kryer detyrat e përditshme.

Lifestyle

15/09/2015 15:13

Kështu, më poshtë mund të mësoni se çfarë nuk duhet të bëni kur jeni ‘të hidhëruar’ me partnerin:

1. Të mos flesh me të
Thënia “mos shkoni kurrë nervoz në shtrat” është një këshillë e vlefshme. Të shkosh në shtrat për të fjetur me të edhe pse jeni të hidhëruar mund të përforcojë apo të ruaj marrëdhënien. Kështu që edhe pas një grindjeje shkoni në shtrat me të, për shkak që kjo do të ndihmojë që hidhërimi të kalohet më lehtë se sa nëse nuk flini me të dhe të qëndroni zgjuar gjatë tërë natës.

2. Të vozitësh
Të vozitësh automjetin kur je i hidhëruar mund të jetë e rrezikshme. Hulumtimet tregojnë se shoferët e nervozuar rrezikojnë më shumë dhe kanë më shumë aksidente. “Kur je i hidhëruar, ju jeni gati për t’u përballur edhe me një argument të nxehtë, kështu që nuk është një kohë e mirë për të vozitur automjetin,” thotë David Narang, një psikolog nga Kalifornia, transmeton Lajmi.net.

3. Të vazhdosh argumentimin
Të vazhdosh të kesh bisedë të nxehtë me partnerin kur jeni në nivelin më të lartë në nervozizmit mund të ju bëjë që të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni pastaj. Ju do të thoni gjëra të pakëndshme dhe që vetëm do t’ju lëndojnë juve dhe partnerin nëse vazhdoni të argumentoni gjatë gjithë kohës. Përdoreni kohën për t’u qetësuar dhe përpiquni që t’i thoni gjërat duke u përmbajtur.

4. Të pini alkool
Të mbushësh një gotë verë në përpjekje për t’u qetësuar pas një bisede të nxehtë me partnerin nuk është një zgjidhje e mirë dhe shpesh e bën të kundërtën. Alkooli vetëm do të ju ndihmojë që të shfaqni nervozen tuaj dhe të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni më pas. Kështu, është mirë që të pini një gotë ujë në vend të alkoolit! (Lajmi.net)