Gjërat që nuk duhet të bëni kurrë para seksit – Lajmi.net
Gjërat që nuk duhet të bëni kurrë para seksit
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 21:59, 10 November 2017
Edhe pse keni shumë kohë me partnerin dhe keni krijuar një lidhje të fortë në të gjitha dimensionet, ka diçka që nuk shkon, sidomos nëse vazhdoni të bëni të njëjtat gabime poshtë çarçafëve.

Ndonjëherë janë disa gabime të vogla që çojnë në djall të gjitha përpjekjet që keni bërë për të patur një natë sa më të nxehtë me partnerin. . Më poshtë do të lexoni 3 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë përpara seksit.

1.Mos u depiloni: Keni një orë kohë para se partneri të kthehet në shtëpi dhe gjëja e parë që doni të bëni është depilimi? Bëni mirë ta harroni si ide dhe të mos e vini kurrë në praktikë pasi është vendimi më i keq që mund të merrni. Depilimi para seksit mund të bëhet shkak për shfaqjen e ndonjë infeksioni të lëkurës si Herpesi dhe HPV, si dhe do të ndjeni vazhdimisht irritim të lëkurës gjatë aktit.

2.Nuk duhet të hani ushqime pikante: Nëse në një moment e çuat ndërmend të hanit atë byrekun pikant që gatuat për drekë, duhet të merrni përsipër edhe rrezikun që ushqimet pikante ndryshojnë aromën karakteristike të vaginës suaj. Ato shkaktojnë gjithashtu fryrje të barkut dhe gazra, të cilat nuk janë aspak të këndshme gjatë aktit seksual.

3.Mos pini alkool: Një gotë verë mund ta bëjë mbrëmjen më interesante, por nuk është aspak ide e mirë sidomos për meshkujt. Sipas të dhënave të një studimi të fundit, meshkujt që pinë alkool kanë vështirësi gjatë ejakulimit dhe orgazmës.

 

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan