Gjërat që një grua e martuar është lodhur duke i dëgjuar

Ja disa prej gjërave që një e martuar është lodhur duke i dëgjuar gjatë gjithë kohës.

Lifestyle

03/11/2014 22:38

Jeta martesore është e mirë – ke një shok të jetës dhe dikë që i kalon pushimet me të. Por përderisa të jesh e martuar është mirë, disa komente që vijnë jashtë saj mund të bëhen me të vërtetë të mërzitshme.

Reagoni nëse i keni dëgjuar këto fjalë më shumë se disa herë.

Kur do të bëni fëmijë?
Çdo njeri duke filluar nga nëna juaj deri tek kolegët e punës fillojnë të ju bëjnë pyetje të llojit të tillë. Jeni martuar që një kohë dhe tashmë keni një fëmijë? Ata do të fillojnë të ju pyesin se kur planifikoni ta bëni të dytin.

Shënim për veten tuaj: Njerëzit nuk do të ndalen derisa nuk i ndalni ju, transmeton Lajmi.net.

A lodheni ndonjëherë nga njëri-tjetri?
Përgjigja juaj do të duhej të ishte gjithmonë ‘JO’ nëse këtë pyetje u’a bën dikush jo fort i afërt me ju. Kurse nëse këtë pyetje do u’a bënte një i afërt me ju sigurisht se pas disa viteve martesë do të përgjigjeshit ‘po, pak’.

Kurrë nuk do kisha mundur të martohem me të
Kjo është një gjë shumë e shëmtuar për ta dëgjuar, por ju mund ta injoroni shumë lehtë këtë koment nga jashtë. Përgjigja juaj më e mirë në këtë rast nëse ky koment do të bëhej nga një beqare do të ishte “Kurrë nuk do mundja të qëndroja beqare si ti”.

Ti nuk e kupton; Ti je e martuar
Sikur nuk keni qenë beqare kurrë ose nuk keni pasur takime kurrë në jetën tuaj. Ky koment, i cili është shumë i mërzitshëm për ju të martuarat, do të duhej të kishte një përgjigje të atillë që do t’i thonit se burri me të cilin jeni e martuar rastësisht është shfaqur dhe ka hyrë në shtëpinë tuaj dhe BOOM, u martuat!