Gjërat që ndryshojnë kur hyni në të tridhjetat

Bëhuni gati, pasi që të tridhjetat vijnë më shpejtë se që e mendoni...

Lifestyle

23/01/2015 17:12

Këtu është një listë e gjërave që ndryshojnë sapo të hyni në të tridhjetat.

1. Nuk do të humbni më nëpër korridore.
2. Në punë, ju do të jeni personi që gjithkush mbështetet dhe që merr përvojë.
3. Do të keni besim më shumë në vete dhe nuk do të keni frikë për disa gjëra që keni pasur më herët.
4. Në fundjavë nuk do të dilni shpesh, përveç nëse është kohë festash apo për t’i paguar faturat.
5. Ju do të visheni më bukur. Kur do shikoni në pasqyrë, do të shihni një pamje profesionale që shumë femra/meshkuj do t’i habisni.
6. Në të njëzetat keni mundur të jetoni qoftë edhe në një dhomë të vetme, por tani ju do të keni nevojë për një hapsirë shumë më të madhe.
7. Më në fund do ta kuptoni se prindërit janë gjithçka për ju dhe përsëri do të ktheheni nga ata edhe pasi gjatë moshës më të re i kishit lënë pak anash. Kjo është dhuratë e jetës, që i bën prindërit tuaj të ndjehen përsëri të ri.
8. Kur ndryshimi vjen mbi ju, do ta vëreni se fytyra dhe flokët kanë ndryshuar shumë.
9. Të rejat që do t’i shihni në Facebook do të jenë shumica nga miqtë tuaj, të cilët do të postojnë fotografi të foshnjeve të tyre.
10. Në fund, ju do të ndjeheni rehat me lëkurën tuaj. Këto vite do të jenë të mrekullueshme për ju! Mos u brengosni, pasi që shkencërisht dihet se mosha 30 vjeçare është mosha më e mirë në të cilën gjendet njeriu gjatë tërë jetës së tij. /lajmi.net