Gjërat që mund të bëni me brushën e dhëmbëve (Video)

A doni të bëni gjëra interesante me brushë të dhëmbëve dhe në fund ta keni si të re?

Lifestyle

07/01/2017 14:47

Lajmi.net ua përcjell hapat të cilat mund t’i ndiqni për t’i bërë ca gjëra unike:

Për të mos e lënë kudo brushën tuaj të dhëmbëve, merreni një kapëse për rroba dhe kapni brushën. Kthejeni nga ana e kundërt dhe brusha juaj do të mund të qëndojë në ajër, duke u mbajtur prej këtij mjeti.

Doni të pastroni brushën tuaj, që të duket si e re? Atëherë, mjafton të merrni një gotë qelqi dhe ta mbushni me ujë të nxehtë. Vendosni brushën në të dhe lëvizeni për pak kohë në të gjithë enën. Rezultatet janë mahnitëse.

Kapaku i një shisheje të çfarëdoshme mund të funksionojë si mbajtëse e brushës në mur. Prejeni kapakun në të dy anët në formën që është brusha dhe pastaj me ngjitës vendoseni në mur. Brusha do të qëndrojë aty derisa ju ta merrni, shkruan lajmi.net

Brusha mundet të jetë gjithashtu një pastruese e mirë e tastierës suaj. Nëse keni dy e më shumë brusha, të cilat nuk ju nevojiten, atëherë, është më se e thjeshtë që ta përdorni për diçka të cilën do të ju duhet në çdo moment. Këputeni brushën tek koka dhe bëni një lavanzh tastierës.

Mirëpo, tastierën mund ta pastroni edhe fare pa e këputur kokën. Ashtu siç është, mjafton ta lëvizni nëpër të gjithë tastierën për ta hequr pluhurin dhe për ta bërë atë si një të re. /Lajmi.net/

YouTube player