Gjërat që i bëjnë personat me fat

Fjala ‘fat’ ka një kuptim të gjerë, që është përfolur shumë edhe gjatë të kaluarës, teksa ende askush nuk ka arritur deri sot të shpjegojë nëse fati ekziston me të vërtetë.

Lifestyle

23/03/2014 16:17

‘Fati i një Irlandezi’, është një frazë e përdorur nga amerikanët në 1800.

Në atë kohë disa njerëz irlandez kanë gjetur shumë ari, teksa amerikanët besonin se ata kanë pasur fat që kanë bërë një gjë të tillë, pasi nuk ishin të mençur aq sa duhej për të gjetur një thesar.

Më poshtë keni disa nga gjërat që i bëjnë zakonisht njerëzit të jenë me fat.

Luajnë me fuqitë e veta

Shumë kohë dhe energji shpenzohet duke tentuar të bëni gjërat që nuk dini t’i bëni shumë mirë.

Ju duhet të fokusoheni në atë që dini ta bëni më së miri.Nëse punoni shumë në fuqinë tuaj, atëherë natyrisht që do të keni sukses.

Përgatiten paraprakisht

Njerëzit që nuk kanë shumë fat, arrijnë në atë rrugë pasi ata nuk janë të përgatitur në atë që i vjen befasisht.

Njerëzit të cilët kanë fshehur ujin dhe bukën nëpër bodrumet e tyre dhe presin ndonjë fatkeqësi, janë njerëz të cilët nuk kanë shumë fat.

Ata thjeshtë janë duke e pritur atë fatkeqësi, teksa nëse i godet dicka tjetër ata nuk janë të përgatitur.

Njeriu duhet të përgatitet për një mendim sa më të mençur të cilin duhet ta shfrytëzojë mirë në ndonjë fatkeqësi.

Fillojnë herët

Disa njerëz kanë më shumë orë të lira gjatë ditës. Dikujt zakonisht nuk i duhen më shumë se gjashtë orë gjumë në ditë, që të jetë sa më efikas.

Ju duhet të filloni sa më herët përgatitjet e një projekti apo çfarëdo gjëje tjetër. Duhet të filloni me javë, me muaj më herët dhe natyrisht më vonë do të merrni dhe shpërblimin.

Këto gjëra zakonisht bëhen nga disa njerëz, të cilët më vonë quhen dhe si njerëz me fat.

Lidhen me sa më shumë njerëz që munden

Ata arrijnë te suksesi në bazë të mundësive. Ata zakonisht njoftohen dhe lidhen me sa më shumë njerëz që munden dhe natyrisht nga një numër i madh i shokëve, mund të ju sjellë edhe suksesin.

Ata mund të futen në punë pa u munduar shumë dhe kështu thuhet se kanë fat.