Gjërat që duhet t’i dish për partnerin para se të martohesh me të

Para se të thuash “Po, pranoj të martohem me ty” duhet t’i kesh parasysh disa gjëra.

Lifestyle

15/01/2015 18:43

Të vendosësh se me kë të martohesh është njëri prej vendimeve më të mëdha që do të përballeni në jetë. Dhe shumica e njerëzve vendosin të jenë në krahun e dikujt që ndoshta nuk e njeh aq mirë.

Sigurisht, të biesh në dashuri me dikë do të thotë që nëse filloni një lidhje me të do të mësoni shumë gjëra për partnerin. Por ndonjëherë jeta na sjellë surpriza jo fort të këndshme pasi që të martohemi.

Këtu janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh para se të vendosni të martoheni me partnerin tuaj. Nuk do të thotë se vetëm këto tregojnë se a duhet të martoheni me të apo jo, por këto janë një këshillë e mirë para se të vendosni përfundimisht, transmeton Lajmi.net.

1. A dëshiron fëmijë?
Kjo është vendosur si e para për shkak që është më e rëndësishmja. Kjo duhet të dihet qartë. Nuk është fer që në të ardhmen pasi të jeni martuar ta merrni vesh nëse ajo/ai nuk dëshiron që të ketë fëmijë me ju nëse ju doni. Kështu që bëhuni i sinqertë dhe bisedoni rreth asaj se sa të rëndësishëm janë fëmijët në jetë. Dhe nëse që të dy dëshironi fëmijë, atëherë sa do të dëshironit? Gjëra të tilla për t’u diskutuar janë shumë të mira.

2. Si është relacioni i saj/tij me familjen?
Ngjarjet më të mëdha në jetë i bashkojnë familjet. Dhe si përballen njerëzit me stresin ndonjëherë bën që relacionet me familjen të mos jenë të mira. Kështu që para se të vendosni të martoheni me të kontrolloni se si i ka punët me familjen, pasi që kjo do të ju ndihmojë që më lehtë t’i kaloni ngjarjet e mëdha me familje në të ardhmen.

3. Si e shprehin nervozen?
Gjithkush bëhet nervoz dhe shqetësohet nganjëherë dhe të gjitha çiftet grinden. Kështu që është mirë ta dini se si partneri juaj reagon kur është i nervozuar. A bëhen të tmerrshëm dhe sikur nuk i njihni në ato momente, apo nervozohen dhe e mbajnë në vete dhe qëndrojnë të heshtur? Duke e ditur këtë do të ju ndihmojë që t’i kaloni më mirë tensionet kur jeni të martuar, transmeton Lajmi.net.

4. A kanë ndonjë ëndërr apo ndonjë ambicie për karrierë që martesa mund t’ua ndalojë?
Martesa ndonjëherë nënkupton që të hiqni dorë nga disa qëllime apo ëndrra që i keni. Është e rëndësishme që ta dini a dëshiron partneri juaj që të hiqni dorë apo jo. Nëse ju duhet që të udhëtoni nëpër Evropë apo të përfundoni universitetin duhet që ta keni parasysh se si do të ndikojë kjo në martesën tuaj.

5. Sa shumë seks?
Dëshira për të bërë seks mund të dallojë nga personi në person. Nuk ka ndonjë rregull se sa shumë duhet të bëni seks në një marrëdhënie. E gjitha është në atë se si ndjeheni dhe a ndjeheni rehat me personin që jeni martuar. Por nëse dy njerëz kanë nevoja seksuale të ndryshme, kjo mund të çojë në ndonjë konflikt. Kështu që bisedoni për pritjet tuaja në këtë aspekt.