Gjërat që duhet t’i bëni para se të ngelni shtatzënë – Lajmi.net
Gjërat që duhet t’i bëni para se të ngelni shtatzënë
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 11:22, 4 August 2017
Ardhja në jetë e fëmijës sjell edhe ndryshime të shumta në jetën e çiftit. Me ndryshimet e këtilla mundeni më lehtë të përballeni, nëse jeni të përgatitura fizikisht, psikikisht dhe praktikisht.

Secila femër, në atë çast kur dëshiron të ngelet shtatzënë, i shtron vetes pyetjen: “Çka mund të bëj në mënyrë që të jem e gatshme?”

Natyrisht që kurrë nuk jeni plotësisht të gatshme, mirëpo po ju japim disa këshilla të vogla të cilat mund t’ia lehtësojnë atë brejtje të lehtë të ndërgjegjes një shtatzëne të ardhshme.
Hiq dorë nga pilula

Disa muaj para se të vendosësh ta provosh, duhet të ndalosh përdorimin e pilulave të kontrollit familjar. Kjo do të të ndihmojë të kuptosh ditët normale të ciklit menstrual (21 deri 28). Vetëm në këtë mënyrë do ta kuptosh se kur ovulon (koha më fertile e muajit).

Jo më vese

Alkooli dhe duhani? Nuk është e nevojshme të themi se janë kategorikisht të ndaluara. Nëse je frekuentuese e rregullt e tyre, atëherë është mirë të heqësh dorë disa muaj para se të vendosësh për shtatzëninë.

Kufizo kafeinën

Nëse konsumon rreth katër kafe në ditë, është mirë që ta kufizosh sasinë menjëherë. Studimet tregojnë se sasia e tepërt e kafeinës mund të ndikojë në lindje të parakohshme. Për të mësuar trupin me këto ritme të reja, është mirë që të kufizosh kafetë që para se të marrësh vendimin e madh.

Peshohu

Nëse mendoje prej kohësh të ulje disa kilogramë në peshë, atëherë kjo është koha e duhur. Humbja e disa kileve e bën më të lehtë shtatzëninë dhe më të shëndetshme. Ushtrimet ose vrapi duhet të kthehen në rutinën tënde, në mënyrë që pas shtatzënisë të fitosh lehtësisht peshën e mëparshme. Por kujdes duhet të kenë edhe femrat që janë tejet të dobëta, pasi pesha e tyre ndikon në fertilitet.

Merr vitamina

Çdo femër që mendon të ngelë shtatzënë në tre ose gjashtë muajt në vijim, duhet të marrë një dozë të përditshme multivitaminash dhe acidi folik. Sipas studimeve, vitamina B, para dhe gjatë shtatzënisë, ndihmon në reduktimin e sëmundjeve që lidhen me shtyllën kurrizore. Multivitaminat ndikojnë gjithashtu në forcimin e dhëmbëve, të cilat dëmtohen gjatë shtatzënisë.

Pyet mbi shtatzëninë

Edhe motrat, hallat, tezet ose gjyshet, nëse mundesh! A iu desh atyre një kohë e gjatë për të ngelur shtatzënë? A kishin komplikime, si lindje të parakohshme apo aborte të pavullnetshme? Ka disa situata shëndetësore, të cilat mund të jenë edhe të trashëguara. Megjithatë, mos u shqetëso më tepër se ç’duhet. Problemet e fertilitetit nuk janë të trashëguara në pjesën më të madhe, si cilësia e vezëve ose ajo e gypave të fallopit. Por ka edhe probleme gjenetike, siç janë cistet në vezore.

Kontroll tek mjeku

Shumë ekspertë rekomandojnë një vizitë të përgjithshme tek mjeku tre muaj para se të vendosni të ngelni shtatzënë. Përveçse duhet të kontrollohesh për sëmundjet vaginale apo ato seksualisht të transmetueshme, duhet të kesh nën kontroll nivelin e kolesterolit, presionin e gjakut, mundësinë për diabet, astmë apo tiroide. Është mirë që, bashkë me ty, të vizitohet edhe bashkëshorti ose partneri.

Mos harro dentistin

Mund të duket e çuditshme, por një kontroll i plotë i dhëmbëve dhe rregullimi i atyre që kanë nevojë, para shtatzënisë, është mjaft e nevojshme. Studimet tregojnë se kujdesi për dhëmbët para shtatzënisë ndihmon që gjatë saj të mos kesh probleme me to, duke shmangur kështu dentistin dhe ilaçet e forta të cilat janë kategorikisht të ndaluara gjatë “pritjes së ëmbël”. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Gjërat, Shtatzëna

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball