Gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë, nëse dëshironi të arrini sukses

Mënyra më e mirë për t’i ftuar gjërat e mira në jetën tuaj është duke bërë hapësirë për to.

Lifestyle

11/09/2015 09:54

Ashtu siç bëni hapësirë në dhomën apo zyrën tuaj duke larguar gjërat e panevojshme, ngjashëm edhe në jetën tuaj nga koha në kohë duhet të bëni një kontroll dhe të hidhni çdo gjë që nuk iu ndihmon të arrini sukses.

Më poshtë mund të mësoni nga cilat gjëra duhet të hiqni dorë, për të arritur sukses në jetë:

Të përpiqeni të bëheni i përsosur
Përsosmëria ju ndihmon vetëm të dështoni. Nuk është se nuk mund të jeni i përsosur, por është një mënyrë e mirë për t’i thënë vetes se kurrë nuk do të jeni mjaftueshëm të mirë.

Të presësh për fat
Fati ndërton themelet e tij në përgatitje. Ardhja e mundësive të mira mund të jetë pjesë e fatit, por gjithashtu duhet të dini se ku t’i gjeni mundësitë e mira dhe të përgatiteni për t’i realizuar shumicën prej tyre.

Të presësh për ndonjë gjë
Jemi mashtruar kur kemi menduar se duhet të presim për kohën e duhur, vendin e duhur dhe personin e duhur për të qenë të suksesshëm, por mundësinë e gjeni ju, jo ajo juve, transmeton Lajmi.net.

Të prisni për një miratim
Mos lejoni që mendimet e të tjerëve të ju konsumojnë juve. Është thjeshtë humbje e kohës!

Të bësh premtime boshe
Bëni premtime të rralla dhe 100% të besueshme.

T’i rregullosh dobësitë
Të gjithë kemi pikat tona të dobëta. Punoni me to, por fokusohuni në pikat tuaja të forta.

T’i fajësosh të tjerët
Kjo ju bën frikacak dhe ju kushton me respekt.

Të jetosh në të kaluarën
E ardhmja juaj fillon tani.

Të përpiqesh t’i kënaqësh të gjithë
Rruga më e sigurt drejt dështimit është të provosh t’i kënaqësh të gjithë. Punoni për ta kënaqur vetëm veten tuaj dhe ata të cilët janë të rëndësishëm për ty.

Qëllimet e vogla
Qëllimet e vogla japin rezultate të vogla; qëllimet e mëdha japin rezultate të mëdha.

Të shmangësh ndryshimin
Ndryshimi do të ndodh me apo pa lejen tuaj. Menaxhoni atë kur mund ta bëni dhe gjithmonë bëje më të mirën e tij.

Të provosh të mos bësh kurrë gabime
Të shmangësh rreziqet dhe të mos jesh asnjëherë i guximshëm është gabimi më i madh që ju mund ta bëni.

Të thuash “Nuk mundem”
Mos u dorëzoni dhe mos hiqni dorë vetëm për shkak se gjërat janë të vështira, dhe mos flisni për veten tuaj në terma negativ.

Të merresh me thashetheme
Njerëzit e vegjël merren me thashetheme. Flisni për ide në vend të thashethemeve – dhe kur flisni për njerëzit, bëhuni të mëshirshëm dhe gjithmonë mbështetës.

Të dorëzohesh
Dështimi nuk vjen kur ai ju rrëzon juve, por kur nuk mund të ngriteni më.

Të ankohesh
Nëse kaloni kohë duke u ankuar për të djeshmen, nuk do të keni kohë për ta bërë të nesërmen më të mirë.

Të kalosh kohë me njerëz negativ
Nëse njerëzit që ju rrethojnë tentojnë të shuajnë shpresat tuaja, ndoshta është koha që të mos kalosh kohë shumë me ta.

Të krahasosh veten me të tjerët
Krahasimi është një tjetër pengesë drejt lumturisë tuaj. Mos u brengosni çfarë bëjnë njerëzit e tjerë.

Të mendoni se nuk mund të bëni ndonjë ndryshim
Çdo njëri prej nesh mund të bëj një ndryshim – dhe së bashku ne mund të bëjmë një ndryshim.

Të gjithë kemi tendenca për të hequr dorë dhe kështu të lejojmë që diçka e mirë të vijë. Çdokush mund të arrijë sukses; vetëm duhet të krijoni hapësirë për të. Mëso se çfarë nuk po të lejon ta arrish atë dhe fillo të lëvizësh më afër gjërave që i dëshiron në jetë. /lajmi.net