Gjërat në shtëpi që duhet t’i pastroni çdo ditë patjetër

Disa sende shtëpiake të cilat duhet që t’i pastrojni çdo ditë

Fun

21/02/2017 02:25

Ne të gjithë duam një shtëpi të pastër dhe të rregullt, por  oraret e gjata të punës dhe angazhimet e tjera nuk na lënë kohë të mjaftueshme për  pastrimin e saj çdo ditë.

Pavarësisht nga kjo, janë disa gjëra në shtëpinë tuaj të cilave duhet tu kushtoni më shumë rëndësi se të tjerave.

Bright Side  ju prezanton disa sende shtëpiake  të cilat duhet që t’i pastrojni çdo ditë.

Peshqirët- Studimet e fundit kanë treguar se peshqirët e enëve janë gjëja më e papastër në kuzhinë. E njëjta gjë vlen edhe për peshqirët e vegjël të banjës. Këta ju i përdorni shumë shpesh gjatë ditës dhe natyrisht se ata marrin gjithë papastërtinë.

Kjo është arsyeja pse peshqirët e  kuzhinës dhe banjës tuaj peshqir duhet të ndërrohen çdo dy ditë, apo edhe çdo ditë në qoftë se ju keni një familje të madhe.

Çelësat –Si sende të papastra llogariten edhe çelësat. Shpesh ata i kapim me duar të papastra ose ndodhë të na bien në tokë. Si rezultat i kësaj ne sjellim në shtëpi një sasi të konsiderueshme të baktereve. Pastrimi i tyre me antiseptik është me rëndësi jetike.

Sfungjeri i enëve mund të jetë një ndër gjërat më të papastra në kuzhinën tuaj.   Ne e përdorin atë për të larë enët  dhe për të fshirë derdhjet.  Mënyra më e mirë për të dezinfektuar atë është duke e futur në mikrovalë dhe lënë për pak minuta, por kujdes sepse mund të digjet.

Brushat e make up-it -Në qoftë se ju përdorni të njëjtën furçë kozmetikë për një kohë të gjatë, ajo mund të strehojë të gjitha llojet e baktereve keqe dhe mikrobet që mund të merrni lehtë mbi fytyrën tuaj. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për të pastruar mjetet tuaja kozmetikë në ujë të ngrohtë me sapun pas çdo përdorimi