Gjërat ‘më të çmendura’ që vjehrrat ua kanë bërë disa nuseve

HuffPost ka postuar një artikull në të cilin disa gra të divorcuara ndajnë gjërat më të çmendura që ish-vjehrrat e tyre ua kanë bërë atyre.

Lifestyle

25/08/2015 13:30

1. Ajo dëshironte që djali i saj të kishte një grua më pak ambicioze.
“Unë isha e bukur, e re, e mençur dhe ambicioze. Ajo më urrente mua. Ajo në fakt më tha se unë nuk duhet t’i diskutoj ëndrrat dhe ambiciet e mia me burrin tim për shkak se mund ta bëjë atë që të ndjehet inferior. Martesa nuk zgjati shumë, por disa arsye të ndryshme, por ajo ishte njëra nga ato”, tregoi Tracy.

2. Ajo ndjehej sikur e kisha vjedhur djalin prej saj.
“Do të duhej ta dija se si do të përfundonte pas disa viteve. Ajo njëherë ishte ndalur në një parking dhe më kishte thënë me një ton ulëritës: “Ti ma ke vjedhur djalin”, tregoi Naomi.

3. Ajo kishte shpresuar se djali i saj do ta martonte të dashurën e shkollës së mesme.
giphy

“Herën e parë që e takova atë, ajo më tregoi një album të fotografive të fëmijërisë së të fejuarit tim. Ajo vazhdimisht më tregonte fotografinë e një vajze, të cilën ajo dëshironte që djali i saj ta martonte. Ajo vazhdimisht ankohej rreth punëve të mija të shtëpisë, faktit që punoja dhe pamundësisë së përgjithshme për t’u kujdesur siç duhet për burrin tim. Ajo njëherë udhëtoi 2 orë me veturë vetëm për t’ia dërguar atij një çadër, për shkak se kishte dëgjuar në lajme se do të binte shi, dhe se unë do duhej të isha kujdesur për t’ia dhënë atij çadrën”, thotë Sherry, transmeton Lajmi.net.

4. Ajo luante me mua.
“Ish-vjehrra ime (aka Dragoi) që në fillim më bëri të ndihem sikur nuk isha e duhura për djalin e saj. Ajo nuk ishte mbështetëse dhe madje kur i bëmë fëmijët, ajo vetëm më kritikonte për aftësitë e mia prindërore. Ajo lavdëronte vajzën e saj dhe aftësitë e saja prindërore dhe më bëri që t’i jap fund martesës”, thotë Sarah.

5. Ajo e trajtonte djalin e saj si fëmijë.
“Ajo e trajtonte burrin tim si fëmijë përderisa ne provonim të ndërtonim një familje të fortë. Ai jetonte ende me të, që është në rregull, por ajo sillej me të si me fëmijë ende, duke u kujdesur për rrobat e tij dhe duke i thënë që të mos kthehet vonë në shtëpi”, thotë Jennifer.

6. Ajo përpiqej që të minonte martesën.
“Vjehrra ime përpiqej që në mënyrën më të mirë të ndizte konfliktin në mes meje dhe saj. Për fillim, ata i thanë burrit tim në martesën tonë se ‘do ta duam atë pa marrë parasysh çfarë’. Unë u divorcova më pas, dhe tani me ish-burrin tim jemi bashkë-prindër të mirë”, thotë Kristine.

7. Ajo qëndronte në rrugën tonë të lumturisë.
“Një ditë unë i thash ish-burrit tim, ‘nuk dëshiroj të pres derisa të vdes ajo që ne të jemi të lumtur bashkë, që ti të jesh me të vërtetë autentik dhe të mos ia mbash anën asaj para meje. Për zotin, unë jam gruaja jote dhe ti e lejon atë që të më sulmojë mua vazhdimisht përderisa t’i qëndron aty sikur asgjë s’po ndodhë’. Pas 12 vitesh martesë, u bë mjaft dhe unë u largova”, thotë Theia.

8. Ajo vazhdimisht e ftonte në shtëpi ish-të dashurën e djalit të saj.
“Ne jetuam me vjehrrit rreth tre muaj pasi që u martuam. Gjatë asaj kohe, vjehrra ime e ftonte ish-të dashurën e burrit tim vazhdimisht në shtëpi dhe bënte komente të tilla si ‘ai të ka pritur ty’ dhe ‘sikur të ishe ti gruaja e tij’. Çdo herë ajo ishte aty, dhe pas disa viteve unë u largova. Nuk ia vlente”, thotë Mary. (Lajmi.net)