Gjërat e vogla që duhet të bëni çdo ditë në mënyrë që lidhja juaj të jetë e fortë dhe e qëndrueshme

Jeta ka tendencë të na sulmojë dhe të parët që e vuajnë janë marrëdhëniet tona. Por, nuk duhet të lini ditën e zënë dhe lodhjen të fitojë.

Lifestyle

29/10/2017 20:50

Nëse do të bëni këto katër gjëra çdo ditë, do të keni mundësi të mbani raportin të fortë, të lumtur dhe dashurinë një vend ku mund të strehohesh, pavarësisht situatave stresuese që ju paraqiten

1.Ndani një vakt bashkë: Pavarësisht axhendës shumë të ngarkuar, duhet të gjeni me patjetër kohë të hani një vakt bashkë. Kjo ju bën të ulni pak ritmin, të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të ndani eksperienca pozitive çdo ditë të re
2.Përkujdesuni: Të qëndroni të bashkuar edhe kur jeni larg njëri-tjetrit nuk është se do shumë përpjekje, mjafton një mesazh apo një telefonatë për të ditur respektivisht se si po kaloni.
3.Puthni sa më shumë: Është shumë e rëndësishme ta puthni njëri-tjetrin sa më shumë të keni mundësi.
4. Qeshni: Sa më shumë të qeshni aq më shumë do të duheni. E qeshura është ilaçi që e bën gjithçka të tolerueshme.