Gjentellmeni Januzaj (Foto)

Adnan Januzaj ka çmendur të gjithë femrat që e adhurojnë atë, pasi është paraqitur me një stil tejet të veçantë, në një fotografi në Instagram.

Sport

10/11/2014 18:54

Januzaj ka treguar edhe një herë, se përpos aftësive për të luajtur futboll, ai mbizotëron dhe një stil për veshje.

Teksa është mbledhur me Belgjikën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2016, Januzaj ishte spektakolar me veshjen e tij gjentellmene.

Ai kishte një palë xhinse të kaltërt të mbylltë, një bluzë të zezë dhe përmbi saj kishte një pallto firmato me ngjyrë të zezë.

Ai kishte të veshur atlete me ngjyrë të kuqe, teksa, sapër ta kombinuar atë, ai kishte vendosur në kokë një kapelë me ngjyrë të kuqe.