Emocionuese: Gjeniu i vogël që performon ‘Suus’ nga Rona Nishliu (Video)

Klesta Qehaja, pjesë e Gjeniut të Vogël në Shqipëri – spektakël ky që zbulon talentet e vegjël, ka sjellë në natën e shtatë të spektaklit versionin e saj të këngës “Suus”. Ajo ka emocionuar publikun dhe jurinë e këtij spektakli.

Fun

20/04/2016 11:49

Klesta Qehaja është anëtare e rregullt e Grupit të Fëmijëve “Xixëllonja” në Prishtinë.

Që kënga e Rona Nishliut “Suus” është një perlë e muzikës, e tregon fakti se ende kënga dëgjohet pas gati pesë vjetësh krijimi dhe këndohet me ëndje nga të gjithë.

Klesta Qehaja, pjesë e Gjeniut të Vogël në Shqipëri – spektakël ky që zbulon talentet e vegjël, ka sjellë në natën e shtatë të spektaklit versionin e saj të këngës “Suus”. Ajo ka emocionuar publikun dhe jurinë e këtij spektakli.

“Suus” është këngë e Rona Nishliut dhe pozicioni më i mirë shqiptar ndonjëherë në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion. Kënga ka nota të larta dhe për një fëmijë mund të jetë këngë e vështirë për tu kënduar, por Klesa duket se ia arrin pa problem të sjellë emocionin e këngës.

Edhe vetë Rona Nishliu ka reaguar në rrjetin e saj social mbi performancën e Klestës.

YouTube player