Gjeniu telepatik që lexon mendjen e nënës së tij (Video)

Pesë vjeçari Ramses Sanguino është emërtuar gjeni pasi që në moshën dy vjeçare filloi të lexojë në disa gjuhë të ndryshme.

Lifestyle

21/11/2016 15:24

Në moshën katër vjeçare ai mësoi edhe algjebrën, transmeton lajmi.net

Letrat me numra që mbante e ëma e tij, ai i thoshte të gjitha, andaj u mendua se është telepatik. Kjo bëri që të vijnë studiues enkas për të që të shohin se në çfarë niveli është ky fëmijë.

U konsiderua se dija e tij tejkalon atë njerëzoren, ndonëse nga pesë numrat që kishte për të thënë, ia qëlloi tre prej tyre, rrëfen gruaja që erdhi për ta studiuar fëmijën.

Ajo e pranoi se ky rast është i vështirë për të nxjerrë një përfundim, megjithatë, do të qëndrojë deri në fund.

Ndiqeni videon më poshtë dhe mësoni më detajisht gjithçka rreth këtij gjeniu telepatik. /Lajmi.net

YouTube player