Gjenerata e re e familjes MINI vazhdon të rritet

Modeli i ri ofron nivelin më të lartë të praktikes së përditshme, përshtatshmërinë gjatë udhëtimit i cili ka shkathtësi dhe rehati të pa parë ndonjëherë në një Mini.

Auto & Tek

25/09/2015 11:01

MINI clubman është pasqyruar në dimensione të cilat janë dukshëm më të mëdha se modeli i paraardhësit, ky është një koncept i veçantë i trupit të tij.

Tani me katër dyer dhe dyert karakteristike të ndara në pjesën e pasme, ka pesë vende plotësisht të gjithanshme, MINI plotëson të gjitha kërkesat e klasës kompakte në aspektin e funksionalitetit në mënyrën e vet.

Bazuar në gjeneratën e fundit MINI ka materialin me cilësi të lartë duke përfshirë të gjitha fushat, nga rehatia në vozitje deri te teknologjia dhe siguria e makinës.

MINI clubman është 27 centimetra më i gjatë dhe 9 centimetra më i gjerë, ndërsa motori i tij vjen në tre variante.

Motorët në gjeneratën e fundit përmbajnë MINI TwinPower Turbo Technology, motori dizel i cili prodhon 150 kuaj fuqi është mjaft ekonomik ku për 100 km të kaluara dhe konsumi i kombinuar i karburantit të harxhuar është 6.1 litër.

Një tjetër tipar i ri për MINI është se ky model ka një transmision me 6 shpejtësi automatik Steptronic, të gjitha këto ndryshime janë zhvilluar posaçërisht dhe harmonizuar që ti përshtaten modelit Mini Cooper D.

Çmimi fillestar për një Mini Cooper Clubman është 22.195 dollar.