Gjenerata e ardhshme e ekranëve do të jetë 3D

Tabletët na lirojnë nga kufizimet për të punuar në një tavolinë dhe janë më çlirues për shkak të madhësisë së tyre të vogël dhe peshës.

Auto & Tek

05/04/2015 18:34

Por, për të bërë përdorimin e tyre edhe më të mirë për të gjitha shqisat tona, gjenerata e ardhshme e ekraneve të talbetëve nuk do jetë 2D dhe e sheshtë, por do të ketë një sipërfaqe fizikisht të re.

Ekranet do të jenë në gjendje që të shtrembërohen në forma të ndryshme për të shfaqur më mirë përmbajtjen në ekran dhe për të kaluar në informacione shtesë përmes prekjes dhe jo vetëm vizionit, transmeton Lajmi.net.

Këto ekrane do ta ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne ndërveprojmë me një kompjuter. Ekranet me pikselë të cilët mund të zgjaten fizikisht nga sipërfaqja do t’u lejojnë zhvilluesve që të rrisin aplikacionet e tilla si për arkitekturë, dizajn, modelim të terrenit dhe fotografisë nga një pasqyrim kompjuterik që gjeneron skena 3D.

Pajisjet do të jenë në gjendje që ta ndryshojnë formën dhe funksionin: një celularë që transformohet në një telekomandë për TV, dhe më pas në një kontrollues të video-lojërave, duke e ri-konfiguruar vetën për të ofruar sipërfaqe të përshtatshme, transmeton Lajmi.net.

Aplikacionet jo vetëm që do të jenë në gjendje të modifikojnë një ekran vizual, por gjithashtu të ndryshojnë vetitë fizike të pajisjes.

Ky revolucion i ekraneve është më afër se sa ne mendojmë: Ndërmarrjet komerciale të tilla si Phorm Tactus Technology tashmë ofrojnë një mënyrë për të gjeneruar butona të pozicioneve të ndryshme që zgjaten nga ekrani.

Më poshtë mund ta shihni video që tregojnë të ardhmen e kësaj teknologjie: