Gjendje alarmante në Prishtinë, 120 vatra zjarri për 11 ditë

Rajoni është në gjendje emergjente sa i përket problemeve me zjarre dhe përhapjes së tyre të shpejtë në zona të banimit.

Lajme

11/08/2017 15:44

Hiç më mirë nuk është as rajoni i Prishtinës, lajmi.net ka kontaktuar me udhëheqësin e brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, i cili tha se për 11 ditë në rajonin e Prishtinës ka pasur 120 intervenime të zjarreve.

“Për 11 ditë i kemi mbi 120 intervenime, 90 për qind e tyre janë fushore dhe malore”, ka thënë ai.

Ai tha, se zona më e prekur nga zjarret është Fushë Kosova, mirëpo bëri të ditur se zjarret janë lokalizuar brenda 24 orëve.

Zeka tha se besohet se shkaktari kryesor i zjarreve është faktori njëri duke mos përjashtuar edhe temperaturat e larta

“Nuk janë të gjitha zjarret nga temperaturat e larta, por këtu hynë edhe faktori njëri. Deri më tani çdo vatër zjarri që është shfaq i kemi menaxhuar ashtu si duhet, gjatë 24 orëve të gjitha janë lokalizuar”, është deklaruar ai

Zeka në fund tha, se brigada e zjarrfikësve po përballet edhe me probleme të tjera pasi automjetet po prishën dhe po duhet rregulluar.

Lajmi.net, shumë shpejt do ju sjell të dhëna për vatrat e zjarrit në nivel të Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Tash e dy ditë po digjen malet në Mitrovicë (Video)