Gjendja e Bajram Rexhepit nuk ka ndryshuar, vazhdon të mbetet në mjekim intesiv

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi vazhdon të jetë në mjekim intensiv. Rexhepi i cili të hënën u shtrua në QKUK pas një sulmi në tru është operuar të mërkurën.

Lajme

21/04/2017 17:33

Por, gjendja e tij vazhdon të jetë e njëjtë e cila po mbikëqyret nga ekipi mjekësor në QKUK.

“Ish-kryeministri, vazhdon të mbetet nën përkujdesin shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv në QKUK, nga ekipa mjekësore e udhëhequr nga anesteziologët dhe stafi i këtij shërbimi. Konsiliumi mjekësore po përcjellë gjendjen dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ditët në vazhdim, përfshi ditët e vikendit”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, për lajmi.net.

Pas analizave të detajuara ishte konstatuar se Rexhepi ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike në mënyrë që të evitohen  përparime e mëtejme të dëmtimeve të trurit.

Rexhepi, cili ka qenë kryeministër dhe ministër i Brendshëm, është shtruar në QKUK të hënën në mbrëmje pas një sulmi në tru./ Lajmi.net/