Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York

Një punonjës i Konsullatës ruse në New York u gjet i vdekur të marten, me plagë në kokë, ndërkohë që policia po provon ende që të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Bota

09/11/2016 09:23

Punonjësi, që ishte përgjegjës për sigurinë e instalimit, u gjet pa vetëdijie para orës 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, brenda konsulatës në Upper East Side në afërsi të Parkut Qendror, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Ai nuk u identifikua, por u bë e ditur se ishte 63 vjeç. Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington, tha se shenjat e para janë se punonjësi vdiq nga ataku në zemër. Konsullata e New Yorkut tha në Facebook se nuk janë gjetur shenja të vdekjes së dhunshme.

Policia dhe zyrtarët e ambasadës po presin rezultatet e autopsisë mjekësore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Një mik i afërt i Presidentit rus Vladimir Putin u gjet i vdekur në një hotel në Washington vitin e kaluar, duke shkaktuar teori të egra rreth rrethanave të errëta të vdekjes së tij.

Por prokurorët thanë muajin e kaluar se vdekja e papritur e tij ishte një aksident që ndodhi pas disa ditë në gjendje të dehur dhe rrëzimit të vazhdueshëm. /REL